Super talenti, Erdi Reçica ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin e Llapit.
Reçica kaloi momente fantastike me grumposhat e Llapit, ku realizoi 15 gola e 6 asistime në 22 ndeshje, në edicionin që lamë pas, shkruan GazetaBlic Sport.
Paraqitjet e tij të shkëlqyeshme e bindën Batatinën t’i ofrojë kontratë profesionale.
Ja njoftimi i klubit:
✍️ 𝐄𝐫𝐝𝐢 𝐑𝐞𝐜̧𝐢𝐜𝐚 𝐧𝐞̈𝐧𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐚𝐧 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐦𝐞 𝐋𝐥𝐚𝐩𝐢𝐧!
Klubi Futbollistik Llapi ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes për kontratën e parë profesionale me sulmuesin premtues Erdi Reçica, i cili vetëm 16-vjeç ka dëshmuar vlera të mëdha në fushën e blertë.
Sulmuesi i qendrës, ka instinkt të spikatur për golin dhe ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, pas një sezoni mbresëlënës me ekipin U17 të Llapit.
16 vjeçari në 22 paraqitje, ka realizuar 15 gola dhe ka kontribuar me 6 asistime, duke tërhequr vëmendjen e shtabit teknik dhe kryetrajnerit Tahir Batatina, i cili ka vendosur t’a blindoj me kontratë profesionale.
Ky është një tjetër hap konkret në strategjinë e klubit për të zhvilluar dhe promovuar talentët llapjanë, me qëllim që klubi të ndërtojë një të ardhme të qëndrueshme dhe të suksesshme.
Suksese me fanellën bardhekaltër, Erdi”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport/


