Lajme

Haradinaj pas takimit me Karen Pierce: Mbretëria e Bashkuar, faktor kyç për paqen dhe stabilitetin në Kosovë

07/15/2025 13:57
nga:Genita C

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar rolin vendimtar të Mbretërisë së Bashkuar në lirinë, zhvillimin dhe stabilitetin e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Pas takimit me të dërguarën e posaçme britanike për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, Haradinaj tha se diskutuan për zhvillimet aktuale në vend dhe për nevojën e konsolidimit të institucioneve demokratike.

“Mbretëria e Bashkuar mbetet një ndër faktorët kyç për paqen në Kosovë dhe rajon. I jam mirënjohës për angazhimin e saj dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj Kosovës”, u shpreh Haradinaj.