Marquinhos , mbrojtësi dhe kapiteni i PSG-së , foli për kanalet zyrtare të klubit kampion të Evropës, duke i thënë lamtumirë sezonit shumë të gjatë.
Ai tha se është e vështirë kur humbet një finale, por vlerëson sezonin e tyre si të jashtëzakonshë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Është gjithmonë e vështirë të humbasësh një finale. Është e vetmja ndeshje që nuk mund ta përballosh ta humbasësh. Por duke parë prapa, mendoj se patëm një turne të jashtëzakonshëm. Luajtëm kundër ekipeve shumë të forta dhe i mundëm, dhe arritëm në finale. Deri në këtë pikë, ishte e shkëlqyer, por nuk i shfrytëzuam mundësitë tona”, tha fillimisht Marquinhos.
“Do ta kujtoj këtë sezon për gjithë jetën time. Fatkeqësisht nuk fituam, por ishte një sezon i paharrueshëm”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


