Giorgi Mamardashvili beson se do të zhvillohet si portier duke punuar me Alisson dhe është zotuar të luftojë për një vend titullar te Liverpooli.
Lojtari gjeorgjian u bashkua zyrtarisht me kampionët anglezë në fillim të korrikut – pothuajse një vit pasi Merseysiders nënshkruan një marrëveshje prej 29 milionë funtesh me Valencian.
“Mezi pres të filloj të punoj me Alisson dhe të mësoj prej tij. Sigurisht që do të jetë një sfidë. Më pëlqejnë sfidat dhe jam këtu për të dhënë më të mirën time dhe për të ndihmuar ekipin. Ky është një moment i madh për mua sepse po bashkohem me një klub si Liverpooli. Ky nuk është thjesht një transferim, kjo është një ëndërr e bërë realitet për mua. Ndihem gati, i motivuar dhe krenar”, tha portieri.
“Kur isha fëmijë, gjithmonë shikoja video të portierëve në YouTube dhe më kujtohen disa portierë të Liverpoolit. Më kujtohet Jerzy Dudek, pastaj Pepe Reina dhe tani Alisson”, shtoi gardiani gjeorgjian.
Mamardashvili debutoi në miqësore për Reds në fitoren 3-1 ndaj Preston.
/GazetaBlic Sport


