Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka theksuar rëndësinë në rritje të Kupës së Botës për Klube, pasi skuadra e tij mposhti bindshëm Paris Saint-Germain me rezultatin 3-0 në finalen e turneut.
“U thashë lojtarëve të mi se kjo garë do të bëhet po aq e rëndësishme, dhe ndoshta edhe më e rëndësishme se Liga e Kampionëve në të ardhmen”, tha Mauresca pas ndeshjes.
Turneu, i cili u reformua dhe u mbajt në Shtetet e Bashkuara, tërhoqi vëmendjen me një fond të madh çmimesh dhe një platformë globale për performancë.
/GazetaBlic Sport


