Lajme

Vikendi nuk kaloi pa incidente në Ferizaj

07/14/2025 08:29
nga:Genita C

Vikendi në qytetin e Ferizajt nuk kaloi pa incidente.

Kështu deklaroi për “Ora Shtatë”, gazetarja korrespodente, Qliresa Hasani.

“Në orët e para të së shtunës, policia mori informacion se në një restorant të qytetit ka ndodhur një përleshje fizike, ku janë përfshirë katër persona, e që përveç grushteve u përdorën edhe karriget, arma e zjarrit e një thikë”, thotë Hasani.

Ajo shton se ngjarja dyshohet se ndodhi për shkak të një mosmarrëveshjeje verbale, derisa të dyshuarit janë arrestuar.