Skuadra e Gjilanit ka goditur në merkaton e verës në futbollin kosovar.
Sipas informacioneve të ‘GazetaBlic Sport’, Redi Kasa është futbollisti më i ri i Gjilanit.
Klubi kosovar dhe super futbollisti Redi Kasa kanë arritur sot marrëveshje, teksa zyrtarizimi pritet të bëhet shumë shpejtë. SC Gjilani sot zbuloi pak informacione se po vjen një futbollist i ri me një fotografi në rrjetet sociale, teksa ne mësojmë se bëhet fjalë për Redi Kasa.
Redi Kasa është një sulmues tejet i rrezikshëm, teksa 23 vjeçari edicionin e kaluar luajti tek Egnatia, ku edhe u shpall kampion në Shqipëri.
Kasa ka një karrierë të lavdishme, teksa ka luajtur tek Parma në gjeneratat e reja, e më pas luajti edhe në Bullgari e Slloveni tek (Olimpija).
/GazetaBlic Sport


