Sporti

Jannik Sinner, mbreti i Wimbledon, italiani triumfon në finale ndaj Alcaraz

07/13/2025 20:27
nga:Lorik J

Numri 1 në botë, Jannik Sinner, mori hak për humbjen dramatike ndaj Carlos Alcaraz në Roland Garros duke e mposhtur spanjollin 3-1 (4-6, 6-4, 6-4, 6-4) në finalen e Wimbledonit.

Italiani kështu e rrëzoi Alcaraz nga froni i Londrës, të cilin spanjolli e kishte mbajtur për dy vjet rresht.

Ky është trofeu i parë i Sinner në Wimbledon.

/GazetaBlic Sport