Sporti

Çfarë prezantimi | 40 mijë tifozë në tribuna, Orkun Kokçu ndez tifozët e Besiktasit

07/13/2025 20:12
nga:Lorik J

Besiktas ka sjellë dje në Stamboll mesfushorin 24-vjeçar Orkun Kokçu. Klubi njoftoi se nuk do të ketë tarifë huazimi, por tarifa e transferimit të përhershëm të lojtarit është vendosur në 25 milionë euro.

Klubi turk sot e ka prezantuar futbollistin e ri në stadiumin e tyre në Stamboll, shkruan GazetaBlic Sport.

Interesimi për këtë transferim ishte i madh nga tifozët, të cilërt mbushën stadiumin dhe i dhuruan momente të paharrueshme lojtarit të tyre të ri.

Ja pamjet nga mega-prezantimi: