Carlos Alcaraz ka fituar setin e parë ndaj Jannik Sinner në finalen e madhe të Wimbledonit.
Alcaraz u thye në shërbime dhe seti i parë po shkonte drejt Sinner, i cili kishte avantazhin 4:2, por Alcaraz tregoi fuqinë e tij dhe e theu dy herë italianin në shërbime për të marrë avantazhin, shkruan GazetaBlic Sport.
Alcaraz triumfoi në setin e parë me rezultatin 4-6.
Spanjolli bën hapin e parë drejt fitores, mirëpo ka ende lojë dhe gjithçka mbetet e hapur.
/GazetaBlic Sport


