Deputetja e betuar e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka shprehur dyshimet e saj për ndonjë ndryshim të mundshëm në bllokadën që ka përfshirë Kuvendin e Kosovës, duke theksuar se as nga seanca e sotme nuk pret ndonjë përparim, raporton GazetaBlic.
Ajo ka theksuar se përgjegjësia për këtë situatë i takon partisë së parë dhe se ky është një zhvillim që është për keqardhje.
“Fatkeqësisht as këtë të diel nuk pres të kemi ndonjë ndryshim, për shkak të qëndrimeve që kemi parë dhe për shkak të barrikadimit dhe pengmarrjes që e shohim tash e sa kohë. Natyrisht që është për keqardhje,” ka thënë Deliu-Kodra.


