Deputeti i betuar i LDK-së, Alban Zogaj, ka shprehur shqetësimin e tij për situatën e krijuar në politikën kosovare, duke e cilësuar si një moment të vështirë për vendin, raporton GazetaBlic.
Ai ka theksuar se si subjekt politik nuk presin ndonjë ndryshim të rëndësishëm as nga seanca e sotme, që përbën të 46-ën me radhë.
Zogaj shtoi se situata aktuale është alarmante dhe se Kosova po përballet me një krizë institucionalle. Ai e theksoi se Kuvendi ka rol kyç në funksionimin e shtetit, pasi është institucioni që mbikëqyr punën e qeverisë dhe krijon institucionet e reja, ndaj shqetësimi për mungesën e institucioneve është tepër i madh.
“Pa institucione ne duhet të shqetësohemi çdo ditë, dhe Presidenca është një pjesë e institucioneve të vendit, por pjesa e Kuvendit është pjesa kryesore e cila mbikëqyr edhe punën e qeverisë si dhe i krijon institucionet e reja, ndaj shqetësimi duhet të ekzistojë dhe shqetësimi është i madh,” ka thënë Zogaj.


