Lajme

PDK dhe AKR bashkojnë forcat në Lipjan, Buja: Koha për ndryshim ka ardhur – dhe bashkë do ta bëjmë realitet!

07/12/2025 13:10
nga:Sh R

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka njoftuar se së bashku me kryetarin e Degës së AKR-së, Bekim Kozhani, kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicionin parazgjedhor ndërmjet PDK-së dhe AKR-së në Lipjan, raporton GazetaBlic.

Buja thotë se ky është një hap i rëndësishëm dhe i guximshëm drejt fitores, një bashkim vlerash dhe vizioni për ndryshimin që qytetarët e Lipjanit e meritojnë dhe e presin prej kohësh.

Postimi i plotë:

Koalicioni i Fitores: PDK dhe AKR bashkojnë forcat në Lipjan!

Sot, së bashku me kryetarin e Degës së AKR-së, z. Bekim Kozhani, kemi nënshkruar marrëveshjen për koalicionin parazgjedhor ndërmjet PDK-së dhe AKR-së në Lipjan.

Ky është një hap i rëndësishëm dhe i guximshëm drejt fitores, një bashkim vlerash dhe vizioni për ndryshimin që qytetarët e Lipjanit e meritojnë dhe e presin prej kohësh.

Ftoj të gjithë qytetarët, strukturat, simpatizantët dhe mbështetësit tanë që të mobilizohen dhe të japin mbështetjen e tyre për këtë rrugëtim të përbashkët.

Koha për ndryshim ka ardhur – dhe bashkë do ta bëjmë realitet!