Sporti

Spektakël i madh sot në ‘Wimbledon’, zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale

07/11/2025 14:17
nga:Mergim Rreci

Dy super ndeshje zhvillohen sot në turneun e ‘Wimbledon’.

Me fillim nga ora 14:35, amerikani Taylor Firtz takohet me kampionin aktual të këtij turneu, Carlos Alcaraz, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja tjetër gjysmëfinale është ajo mes Janik Sinnerit dhe Novak Djokovic, që nis nga ora 16:30.

Fituesit e këtyre dy ndeshjeve do të përballen në finalen e madhe që zhvillohet të dielën.

/GazetaBlic Sport/