Sipas Fabrizio Romano, anësori i Chelseat, Noni Madueke do të transferohet tek Arsenali.
“Klubet kanë rënë dakord për një shumë mbi 50 milionë funte me bonuse të përfshira, dritë e gjelbër nga Chelsea. Madueke tashmë ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me Arsenalin disa ditë më parë dhe tani është gati të përfundojë transferimin”, shkruan Romano.
Madueke iu bashkua Chelseat nga PSV Eindhoven në një marrëveshje prej 29 milionë funte në janar 2023.
Në 92 ndeshje që luajti për Blues, anësori shënoi 20 gola dhe dha nëntë asiste.
/GazetaBlic Sport


