Lajme

Rasti te Lagjja e Spitalit: Një person dërgohet në QKUK, është në gjendje të rëndë

07/10/2025 22:30
nga:Y I

Një person është dërguar në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Lajmin për Klankosova e ka konfirmuar drejtori i QKUK-së, Naser Syla, i cili tha se pacientit po i kryhen ekzaminimet e nevojshme.

“Një pacientë është pranuar, është në gjendje të rëndë. Po i kryhen ekzaminimet e nevojshme”, tha Syla .

I dyshuari raportohet se se është hedhur nga kati i katërt i një ndërtese, në tentim për t’i ikur policisë.

Raportohet për një të vdekur në Prishtinë