Lajme

Visar Azemi zyrtarizohet si kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt

07/10/2025 19:23
nga:Genita C

Visar Azemi është zyrtarizuar si kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt.

Kjo u konfirmua sot nga kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku.

Azemi kishte qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit, përderisa në garën për Ferizajn do ta ketë rival Agim Aliun e PDK-së.

VV-ja ende nuk e ka zyrtarizuar kandidatin.