Lajme

Murati: Kushtetues edhe ligji për pensionet – i treti radhazi që rrëzon kontestimet e opozitës

07/10/2025 18:26
nga:Genita C

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ndryshimet në Ligjin për Skemat Pensionale të miratuara nga Qeveria në vitin 2023 janë shpallur në përputhje me Kushtetutën, raporton GazetaBlic.

“Kjo skemë parasheh përfitim për personat e larguar dhunshëm nga puna gjatë viteve të 90-ta,” ka shkruar Murati në Facebook.

Ai shtoi se ky është rasti i tretë që Gjykata Kushtetuese konfirmon kushtetutshmërinë e ligjeve të miratuara nga Qeveria, pas Ligjit për Pagën Minimale dhe Ligjit për Tatimin në Pronë, të cilat ishin kontestuar nga opozita.