Sporti

Bayern Munich synon transferimin e Xavi Simons

07/10/2025 15:53
nga:Mergim Rreci

Bayern Munich ka bërë një kërkesë për transferimin e Xavi Simons nga RB Leipzig, raporton The Athletic.

22-vjeçari holandez i ka thënë Leipzig se dëshiron të largohet nga klubi këtë verë, transmeton GazetaBlic Sport.

Simons shënoi 10 gola në 25 paraqitje në Bundesligë sezonin e kaluar, teksa përfunduan në vendin e shtatë në ligë dhe nuk arritën të kualifikoheshin për në garat evropiane të klubeve.

Negociatat midis Bayernit dhe Leipzigut nuk kanë filluar ende, por lojtari është gati të bëjë hapin tjetër në karrierën e tij pasi kaloi dy sezone në Red Bull Arena.

/GazetaBlic Sport/