Trajneri i Sheriff Tiraspolit, Viktor Mikhailov, flet për ndeshjen hapëse në kualifikueset e Ligës së Evropës ndaj Prishtinës.
Prishtina dhe Sheriff Tiraspol luajnë nesër në Moldavi me fillim nga ora 19:00.
Trajneri thotë se ekipi i Sheriff është në formë të mirë dhe gati për Prishtinën.
“Mendoj se ndeshjet e kampionatit që luajtëm, tre raunde, janë përgatitje e mirë për ndeshjen me Prishtinën. Ekipi është në formë të mirë, si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Është e qartë se takimi me Prishtinën është një ambient tjetër, emocione të tjera, këto janë Kupa Evropiane, por shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë dhe të arrijmë rezultatin e nevojshëm, duke dhënë përpjekjen tonë maksimale”, tha fillimisht Mikhailov.
– A mund ta përshkruani Prishtinën?
“Ekipi nga Kosova ka cilësi luftarake dhe i pëlqen të luajë futboll. Nëse ua lejon, ata mund të shfrenohen si futbollistë teknikë. Bazuar në këtë, ne do ta ndërtojmë lojën tonë. Ekipi është shumë serioz, i disiplinuar, ne jemi përgatitur dhe e analizuam”, vazhdoi ai.
“Ne synojmë të fitojmë në çdo ndeshje. Prandaj, synimet dhe objektivat tona janë të kualifikohemi në Europa League. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të kaluar në fazën e grupeve”, përfundoi trajneri.
/GazetaBlic Sport


