Sot ka dështuar edhe përpjekja e 44-të me radhë për konstituimin e Kuvendit.
Në lidhje me situatën e krijuar ka folur për “Gazeta Blic” njohësja e zhvillimeve politike, Aferdita Maliqi.
Maliqi tha se dështimi për të 44 here për me konstituu Kuvendin tregon se partia e parë VV-ja po vazhdon me qëllim bllokadën.
Ajo tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk po e respekton aktvendimin e Gjykatës Kushtuese dhe se po e interpreton sipas dëshirës atë.
“Dështimi për të 44 here për me konstituu Kuvendin e Kosovës tregon, se partia e parë VV-ja po vazhdon me qëllim bllokadën. Kjo parti që është pergjegjese, nuk po respekton as aktvendimin e Kushtetueses, por po e intepreton sipas dëshires”
“Kjo situatë, kur VV po sillet si me qenë nje shtet pa rregulla, duke hedh poshtë terë punën që është berë me vite për krijimin e ketyre institucioneve, është e paprecedent dhe po na kushton në cdo aspekt te jetës sonë” tha Maliqi.
Maliqi tha se kesuesi i Kuvendit po sillet si me qenë ky institucion pronë e tij.
“Ajo çka është edhe me e turpshme, shohim nje kryesues te Kuvendit, i cili sillet si me qene Kuvendi prone e vet dhe kujtdo ja jep fjalen kujtdo jo.VV me lehtesine me te madhe po vazhdon me shkel Kushtetuten dhe cdo rregullative të Kuvendit, nderkohe qe partite tjera krejt ca po bejne po i drejtohen Kushtetutes. Duhet nje aktivizim me i madh edhe i partive parlamentare, por edhe i vete qytetareve, ndryshe ne do te hyjme ne dimer me kete avaz, sepse VV nuk e ka problem cka peson shteti ose qytetari” tha Maliqi për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/
Dështon edhe përpjekja e 44-të për konstituim të Kuvendit – ‘seriali’ vazhdon të premten


