Sporti

Bekim Isufi: “Për të kaluar këtë kundërshtarë, Malisheva duhet t’i luajë 180 minutat më të mira në histori”

07/09/2025 18:14
nga:Lorik J

Skuadra e Malishevës nesër do të luajë ndaj Vikingur Reykjavik.

Malisheva dhe Vikingur do të ballafaqohen nga ora 20:15 në kuadër të raundit të parë kualifikues të Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i Malishevës, Bekim Isufi ka folur para pak mintuash në konferencën për media, ku tha:

“Kemi bërë përgatitjet ndaj një kundërshtari që gëzon shumë respekt, kemi pas shumë kohë për t’u përgatitur”, tha fillimisht Bekim Isufi në konferencën për media.

“Kemi të bëjmë me një kundërshtarë që janë më të mirë se sa mendohet, kanë shumë përvojë. Është e vështirë të zëvendësohet Hazrollaj. Malisheva me siguri i sheh lojtarët që mund të afrohen.”

“Nuk ka mungesa. Jemi të përgatitur dhe jemi në gjendje optimale, nganjëherë ndikon edhe fati, por jemi të përgatitur maksimalisht”, vazhdoi ai.

“Për të kaluar këtë kundërshtarë, Malisheva duhet t’i luajë 180 minutat më të mira në histori”, përfundoi trajneri.

/GazetaBlic Sport/