Lajme

Guri, VV-së: “Çka keni, qetësohuni – mos bërtitni si fmija se i keni do vjet”

07/09/2025 11:33
nga:G B

Deputeti i LDK-së, Paris Guri doli në foltore gjatë nisjes së seancës konstituive, për t’i dhënë një “vërejtje” VV-së.

Ai kërkoi nga deputetët e partisë së parë të qetësohen.

“Çka keni more, a jeni mirë. Qetësohuni. Mos bërtitni si fëmijët, se i keni do vjet, qetësohuni”, tha Guri.

Më pas deputeti iu drejtua edhe Fitore Pacollit.

“Fitore çka po kesh, a i ke kthy 200 mijë euro, mos kesh se marre. Oj Fitore mos bërtit moj, a i ke kthy 200 mijë euro”.