Zyrtarja e LDK-sw, Rrezarta Kransiqi ka reaguar pas rastit tw vdekjes sw Agon Zejnullahut, raporton Gazeta Blic.
Ajo ka shkruar se drejtësia për Agonin është një kërkesë shoqërore dhe një obligim ligjor e institucional.
Postimi i plotë:
Rasti i Agon Zejnullahut paraqet një situatë serioze që kërkon vëmendje të menjëhershme nga institucionet përkatëse.
Përdorimi i forcës nga organet e rendit duhet të jetë i justifikuar, proporcional dhe në përputhje me standardet ligjore dhe etike. Në këtë rast, shqetësimet publike janë legjitime dhe kërkojnë hetim të plotë dhe transparent.
Policia ka për detyrë të garantojë sigurinë e qytetarëve dhe të veprojë sipas ligjit dhe të drejtave të njeriut. Çdo devijim nga këto parime minon besimin publik dhe kërkon përgjegjësi.
Të gjitha organet duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm për zbardhjen e plotë të rastit dhe garantimin e drejtësisë.
Drejtësia për Agonin është një kërkesë shoqërore dhe një obligim ligjor e institucional.


