Sporti

Donald Trump do të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës për Klube

07/09/2025 09:30
nga:Mergim Rreci

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, njoftoi se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të jetë mes spektatorëve në finalen e Kupës së Botës për Klube në New Jersey.

Chelsea do të luajë kundër fituesit të ndeshjes Paris Saint-Germain-Real Madrid për trofeun e Ligës së Kampionëve të dielën në stadiumin MetLife në East Rutherford, New Jersey, i njëjti vend që do të presë finalen e Kupës së Botës vitin e ardhshëm, e cila do të organizohet nga Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja.

“Kemi marrë një mbështetje të jashtëzakonshme nga qeveria amerikane dhe nga Presidenti Trump për organizimin e Kupës së Botës për Klube, si dhe për Kupën e Botës vitin e ardhshëm”, tha Infantino në fjalimin e tij në hapjen e zyrës së re të FIFA-s në rrokaqiellin Trump Tower në Nju Jork.

Donald Trump pëlqen të marrë pjesë në ngjarje të mëdha sportive. Në shkurt, presidenti 79-vjeçar i SHBA-së ishte mes spektatorëve të Super Bowl të këtij viti në New Orleans, duke u bërë kreu i parë i shtetit në detyrë që ndoqi drejtpërdrejt ndeshjen e kampionatit të Ligës Kombëtare të Futbollit (NFL). Në maj, ai njoftoi nga Zyra Ovale se Drafti i NFL-së 2027 do të mbahej në National Mall përpara Kapitolit në Uashington.

/GazetaBlic Sport/