Lajme

Rusia lëshoi një rekord prej 728 dronësh gjatë natës

07/09/2025 08:37
nga:Sh R

Forcat ajrore të Ukrainës njoftuan se Rusia lëshoi një rekord prej 728 dronësh kundër Ukrainës.

Sipas një njoftimi të këtyre forcave përgjatë kësaj periudhe u lëshuan edhe 13 raketa.

Sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase shkatërruan 718 dronë dhe shtatë raketa, thanë forcat ajrore në aplikacionin e mesazheve Telegram, raporton Reuters.