Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vdekjes së një të riu 27-vjeçar, për të cilin dyshohet se humbi jetën gjatë një ndërhyrjeje policore, raporton GazetaBlic.
Ajo ka kërkuar hetim të pavarur, transparencë të plotë dhe drejtësi të pakompromis, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin dhe se çdo zyrtar që ka shkelur ligjin duhet të përballet me përgjegjësi pa vonesë.
E plotë:
Reagim i Presidentes Osmani
Ngjarja e rëndë dhe tronditëse e vdekjes së një të riu 27-vjeçar, rreth së cilës ekzistojnë dyshime serioze se ka ndodhur gjatë ndërhyrjes së policisë, kërkon urgjentisht transparencë të plotë, përgjegjësi institucionale dhe drejtësi të pakompromis.
Të gjitha rrethanat e këtij rasti duhet të hetohen menjëherë, në mënyrë të pavarur dhe profesionale dhe secili zyrtar që mund të ketë shkelur ligjin apo tejkaluar kompetencat duhet të vihet përpara drejtësisë pa asnjë vonesë. Askush nuk është mbi ligjin.


