Lajme

Behrami pas deklaratës së Haxhiut për vdekjen e të riut: Vetëvendosje s’i ka besuar kurrë ekspertizës, vepron vetëm sipas ideologjisë

07/08/2025 17:37
nga:Genita C

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ndaj deklaratës së Albulena Haxhiut lidhur me vdekjen e dyshimtë të 27-vjeçarit në Lipjan, raporton GazetaBlic.

Ai tha se është e habitshme që Vetëvendosje po pret rezultatet e autopsisë, duke kujtuar se në të kaluarën kjo parti nuk i ka besuar ekspertizës mjeko-ligjore.

Sipas Behramit, VV i beson vetëm instinktit të vet dhe ideologjisë që e udhëheq.