Deputeti i LDK-së, Berat Rukiqi, ka thënë se e konomia është në rënie alarmante e shteti në kolaps.
Rukiqi përme një shkrimi në Facebook tha se depozitat po bien dhe se kursimet po harxhohen për mbijetesë.
“Bankat po ofrojnë norma të larta për depozita, pasi që qytetaret dhe bizneset, kanë filluar t’i shpenzojnë edhe kursimet. Kërkesa për kredi po rritet çdo ditë, por bankat e kanë ngadalësuar dhënien e kredive, pasi që nuk kanë depozita.Bizneset janë në borxhe me njëri-tjetrin dhe nuk po arrijnë t’i shmangin vonesat në pagesa të faturave.Fuqia blerëse ka rënë (sidomos tek ushqimet dhe sektori i ndërtimit).Çmimi i rrymës në qiell.Importi po rritet, prodhimi vendas në vdekje klinike, sidomos nga rritja e çmimit të energjisë elektrike” shkruan Rukiqi raporton “Gazeta Blic”.
‘Ekonomia s’mbijeton me propagandë, e as me fjalime, e as duke i bërë pyetje CHAT GPT-në’ shkruan ai.
Reagimi i plotë:



