FIFA ka konfirmuar se mbrojtësi i Real Madridit, Dean Huijsen, do të jetë i disponueshëm për t’u paraqitur në finalen e Kupës së Botës për Klube, nëse skuadra e tij mposht Paris Saint-Germain në gjysmëfinalen e së mërkurës.
Huijsen mori kartonin e parë të kuq në karrierën e tij si senior në minutat e fundit të fitores së Madridit ndaj Borussia Dortmund në çerekfinale.
Siç u përshkrua në raportin e gjyqtarit pas ndeshjes, Huijsen u ndëshkua për parandalimin e një goli ose një mundësie të dukshme për shënim goli për ekipin kundërshtar.
Siç konfirmoi FIFA sot, meriton vetëm një ndalim prej një ndeshjeje, duke e përjashtuar atë nga gjysmëfinalja kundër PSG-së. Kampionët e Evropës nuk patën aq fat.
/GazetaBlic Sport


