Lajme

Imri Ahmeti për 12 vjet nuk arriti ta bënte lagjen e veteranëve të UÇK-së

07/08/2025 17:03
nga:Y I

Në vitin 2013, në fushatë zgjedhore, Kryetari i Lipjanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ishte krekosur duke kritikuar të tjerët që premtuan, por nuk e bënë lagjen e veteranëve të UÇK-së në këtë qytet.

“Dota bëjmë”, kishte thënë ai 12 vite më parë.

Pas kësaj periudhe ai ka vazhduar që të zgjidhje Kryetar i Lipjanit, por kurrë më nuk e ka përmendur e as punuar në këtë projekt. As pas 12 vitesh, projekti nuk është kryer.

Në rrjete sociale tashmë qarkullojnë video që i rikujtojnë Ahmetit të LDK-së këtë premtim, dhe mos-mbajtjen e fjalës për një kategori që është shumë e ndjeshme, dhe që ishte përdorur në fushatë.

Për më shumë shikoni videon:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Portali Drejt (@drejt.info)

/Insajderi/