Tifozët e Liverpoolit kanë njoftuar në rrjetet sociale një bojkot të gazetës angleze Daily Mail për shkak të mënyrës se si media britanike mbuloi vdekjen e Diogo Jota dhe vëllait të tij Andre Silva.
Tifozët e Reds janë lënë të tronditur nga mungesa e respektit të treguar nga Daily Mail në ditët pas incidentit, transmeton GazetaBlic Sport.
Mediumi publikoi foto nga vendi i aksidentit, si dhe të gruas së Jotës, Rute Cardoso. “Daily Mail” mund të ndjekë fatin e “The Sun”, e cila u bojkotua në Liverpool për shkak të mbulimit të katastrofës së Hillsborough.
Në vitin 2017, Liverpooli i ndaloi gazetarët e The Sun të hynin në Anfield, dhe disa muaj më vonë Evertoni ndoqi shembullin e rivalit të tyre të qytetit.
/GazetaBlic Sport/


