Sporti

Drita e Kosovës synon të shndrijë në Evropë, përballet sonte me Differdange

07/08/2025 08:00
nga:Mergim Rreci

Drita e zhvillon sonte ndeshjen e parë kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

“Intelektualët” do ta kërkojnë kualifikimin duke u ballafaquar me ekipin nga Luksemburgu, FC Differdange 03, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 20:00, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë, atje ku atmosfera pritet të jetë fantastike.

Kualifikimi nga ky rreth, në rastin më të keq pastaj për Dritën siguron fazën “Playoff” në UEFA Europa Conference League.

/GazetaBlic Sport/