Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha sikurse edhe deputetët e tjerë të partive ish-opozitare ka qëndruar në sallën e Kuvendit, pas dështimit të 43-të të konstituimit.
Nga foltorja Berisha tha se e gjithë situata që po ndodh është në kurriz të vendit.
“Mi dhanë diagnozë Albin Kurtit qysh është, e keni pa gjithë. Këta spo dojnë. Besoj që duhet me i harru krejt ato çka i kemi mësu për demokracinë deri sot, kemi me të bëjmë me dikë që është i fuqishëm dhe nuk donë me lëshu pe. E gjithë kjo është kurriz të vendit, ne duhet me gjet formën qysh me u sill me të”, tha Berisha.
Sipas tij, është mirë të gjendet një formë për ta hequr Albin Kurtin nga pushteti.
“Ja kisha dhënë këtij këtë fitore që është duke e lypë. Le ta bën Kuvendin, le ta qet Albulenën se as këta tjerët nuk janë më të mirë se ajo, me ia votuar qeverinë dhe le të merr fitoren, betejën e Kosovës le ta fiton, le të thotë që ka fituar që t’ia shkurtojmë Kosovës vuajtjet me këtë lloj të njerëzve që janë ardh në pushteti. Rrezikojmë të humbim shtetin me ta, nuk merr vesh kurrkush”, tha Berisha.


