Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, në foltoren e Kuvendit të Kosovës, në fjalën e dhënë nga z.Dehari për të propozuar emrin për komision të fshehtë, tha se LDK ka një propozim.
Sipas tij, ky propozim është që VV të kthehet në kornizën kushtetuese dhe të tejkalohet ky cirk politik që po e bën VV tash e 43 herë.
“LDK ka një propozim. Ju lutem kthehuni në kornizën kushtetuese, ta tejkalojmë këtë cirk politik që po e bëni tash e 43 herë”, deklaroi Mustafa.


