Lajme

Zjarri afër kufirit me Maqedoninë, Kosova jashtë rrezikut

07/07/2025 08:50
nga:G B

Zjarri i madh i cili shpërtheu mbrëmë përreth pikës kufitare Hani i Elezit – Bllacë, nuk e përfshiu territorin e Republikës së Kosovës.

Kështu ka treguar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Në territorin e Maqedonisë është. Nuk është përfshirë zona jonë”, tha ai.