Lajme

Burim Ramadani kërkon transparencë për kërcënimin me bombë dhe shpërthimin në Kanalin e Ibër-Lepencit

07/06/2025 22:11
nga:Genita C

Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka kërkuar transparencë dhe hetime të plota për kërcënimin me bombë ndaj Kuvendit të Kosovës dhe shpërthimin terrorist në Kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se mbështetja ndërkombëtare është e nevojshme për të zbardhur këto raste, duke theksuar rëndësinë e transparencës për të zbuluar lidhjet e mundshme me Luftën Hibride kundër Kosovës.

Ramadani kërkoi që autoritetet të veprojnë shpejt dhe saktë për të siguruar përgjegjësi dhe drejtësi.