Lajme

Cakolli, Deharit: Votimi i fshehtë nuk është “zgjidhje”, por manipulim procedural

07/06/2025 20:01
nga:Genita C

Eugen Cakolli, i KDI-së, i është kundërpërgjigjur Avni Deharit, kryesuesit të seancës konstituive, i cili sot tha se do të bëhej shkelje nëse do të pyeste deputetët nëse janë për votim të fshehtë apo jo, raporton GazetaBlic.

Dehari thotë se do të bënte shkelje nëse do të pyeste deputetët se a janë për votim të fshehtë apo jo

Cakolli theksoi se përpjekjet për votimin e fshehtë, të cilat kanë dështuar 34 herë radhazi, nuk mund të konsiderohen si zgjidhje, por si manipulim procedural dhe burim i vazhdueshëm i bllokadës.

Sipas Cakollit, këmbëngulja për një votim të fshehtë është kontradiktore dhe e papranueshme, pasi nuk ka asnjë autoritet për ta ndryshuar mënyrën e votimit gjatë seancës.

Ai shtoi se një procedurë e tillë ka vetëm dëme, duke theksuar se duhen respektuar parimet e konsensusit dhe vendimet e marra kolektivisht, në përputhje me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.