Skuadra nga Luksemburgu, Differdange 03 do të ballafaqohet me Dritën të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Drita dhe Differdange 03 do të ballafaqohen në kuadër të raundit të parë kualifikues të Champions League, shkruan GazetaBlic Sport.
Sot, klubi nga Luksemburgu është nisur drejt Prishtinës, ku kanë pasur pritje nga tifozët e tyre, të cilët i mbështetën në mënyrë të organizuar, duke i motivuar ata para duelit me kampionët e Kosovës.
Kujtojmë se fituesi i raundit do të luajë me Copenhagen në raundin e dytë.
/GazetaBlic Sport



