Sporti

Camarda është i Lecces tani: Vizitat mjekësore dhe nënshkrim nesër

07/06/2025 17:29
nga:Lorik J

Francesco Camarda është gati të fillojë aventurën e tij në Lecce.

Talenti i ri italian sapo ka mbërritur në Lecce dhe do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore nesër.

Ja çfarë shkruan klubi: “Futbollisti Francesco Camarda, i sapo mbërritur, do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore nesër në Qendrën Biolab në Cutrofiano në Lecce”.

Ai do t’i nënshtrohet testeve përpara transferimit të tij në formë huazimi, i cili përfshin një mundësi blerjeje dhe një klauzolë riblerjeje.

/GazetaBlic Sport