Në 27-vjetorin e Betejës së Loxhës, presidentja Vjosa Osmani ka nderuar luftëtarët e UÇK-së, duke theksuar se kjo betejë ishte një nga përballjet më të lavdishme të luftës për liri, raporton GazetaBlic.
Ajo ka deklaruar se Loxha nuk ishte vetëm një fushëbetejë, por një simbol i rezistencës dhe unitetit për të mos u kthyer në robëri.
Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës për dëshmorët dhe mbrojtjen e vlerave për të cilat ata dhanë jetën.
E plotë:
Sot, në 27-vjetorin e Betejës së Loxhës, kujtojmë njërën nga përballjet më të lavdishme të luftës sonë për liri. Përballë një armiku të pamëshirshëm, luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte.
Loxha ishte më shumë se fushëbetejë, simbol i rezistencës dhe bashkimit për të mos u kthyer kurrë në robëri. Prej andej, thirrja për liri u përhap në gjithë Kosovën.
Sot, si shtet i lirë e demokratik, kemi për detyrë ta ruajmë kujtesën për të rënët dhe t’i mbrojmë vlerat për të cilat u flijuan. Liria është amaneti i tyre!
I përulemi me nderim dëshmorëve të Betejës së Loxhës dhe të gjithë dëshmorëve të UÇK-së.
Lavdi e përjetshme!


