Lajme

Kurti: Kërcënimi me bombë në Kuvend, e ka origjinën në Serbi

07/06/2025 15:25
nga:Genita C

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përgëzuar institucionet shtetërore për reagimin e shpejtë dhe profesional ndaj kërcënimit me bombë në Kuvendin e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Ai ka theksuar se konfirmimi i origjinës serbe të sulmit tregon për një tjetër akt të luftës hibride të Serbisë kundër Kosovës, duke nënvizuar vazhdimin e kërcënimeve ndaj sigurisë dhe stabilitetit të vendit.

E plotë:

Përgëzoj institucionet shtetërore për reagimin e shpejtë dhe profesional. Konfirmimi se ky sulm e ka origjinën në Serbi dëshmon edhe një herë luftën aktive hibride të Serbisë ndaj vendit tonë.