Sporti

Joao Felix hap derën për një rikthim te Benfica

07/06/2025 12:12
nga:G B

Sulmuesi portugez, Joao Felix do të largohet nga Chelsea në këtë afat kalimtar.

Mundësitë e limituara për të zënë një vend në formacion startues, e bën portugezin që të mendojë për të ardhmen e tij, ku si rrjedhojë kishte qenë i huazuar edhe te Milani.

Dhe tashmë flitet se portugezi është i hapur për një rikthim aty ku nisi gjithçka për të, te Benfica.

“Duke parë Bruno Lage si trajner, të cilin e njoh dhe ishte i rëndësishëm për karrierën time, më fiton pikë në vendimin tim për të ardhmen dhe e shoh me sy të mirë rikthimin te Benfica. Dhe ndoshta është vendi ku jam më i prirur”, tha Felix.

Sezonin e kaluar, Felix bëri 21 paraqitje me Milanin ku arriti të shënonte 3 gola dhe 1 asist.