Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka thënë se ishte e shqetësuar për alarmin për bombë, teksa i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që të respektojë agjendën e Kuvendit, të miratuar nga kryesia.
“Ishim të shqetësuar sikur të gjithë qytetarët kur dëgjuan se në institucionin legjislativ ka alarm bombe, kjo të jetë sqaruar si çështje dhe të mos ndodhë më, por për procedurat tjera shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë deputetja e LDK-së.
“I bëjmë thirrje VV-së që ta respektojë agjendën e kuvendit, atë e ka thënë edhe Kushtetuesja. Nëse propozohet emri për kryetar të Kuvendit, atëherë ne do të kemi votën tonë. Interpretimi ynë është që Kushtetuesja e ka sqaruar proceduralisht, tani presim që të respektohet rendi i ditës”, ka thënë Lushaku.


