Lajme

Ukraina thotë se dronë të ndërtuar në Kinë u përdorën në sulmin rus ndaj Kievit

07/04/2025 19:31
nga:Sh R

Ukraina thotë se mbetjet nga dronët e rënë nga sulmi i Rusisë gjatë natës në Kiev tregojnë se disa prej tyre janë ndërtuar në Kinë.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, thotë se nuk ka “metaforë më të mirë” për mënyrën se si Rusia vazhdon të zgjerojë luftën e saj sesa duke përdorur armë iraniane dhe prodhues kinezë për të goditur objektivat ukrainase.

Ironia, shton Sybiha, është se ndërtesa e konsullatës kineze në Odesa ishte një nga vendet që pësoi dëme gjatë sulmeve të fundit ruse, shkruan Skynews.