Sporti

Zyrtare: Dukagjini shton forcën në mesfushë, Kushtrim Gashi është transferimi i bujshëm

07/03/2025 21:20
nga:Mergim Rreci

Kushtrim Gashi është transferimi i ri i skuadrës së Dukagjinit.

Mesfushori i mirënjohur rikthehet në futbollin kosovar dhe do ta vazhdojë karrierën tek skuadra nga Klina, transmeton GazetaBlic Sport.

Gashi ka një karrierë të pasur me disa klube si FC Prishtina, FC Ballkani, KF Vëllaznimi, Besa dhe Istogu, kurse së fundmi ishte pjesë e asaj nga Ulqini, Otrant-Olympic.