Sporti

E konfirmon presidenti i Lille: Edon Zhegrova do të shitet

07/03/2025 21:09
nga:Mergim Rreci

Edon Zhegrova këtë verë largohet nga Lille.

Këtë e ka konfirmuar zyrtarisht presidenti i klubit francez, Olivier Letang.

Deri tani, Napoli, Sevilla, Newcastle, Atalanta, Leverkusen, Nottingham Forest dhe disa klube të tjera kanë shfaqur interes për mesfushorin nga Kosova.

Napoli ka treguar interes më serioz për 26-vjeçarin, por deri tani pa oferta konkrete.

“Edoni ka shprehur dëshirën për t’u larguar. Nuk më duket e përshtatshme ta mbajmë me një vit të mbetur në kontratë.

Presim largimin”, ka deklaruar Letang.