Sporti

Fanella e re e Barcelonës, Lamine Yamal vazhdon të vendosë rekorde

07/03/2025 18:16
nga:Mergim Rreci

Ylli adoleshent i Barcelonës, Lamine Yamal, ka vendosur një precedent të ri në historinë e klubit, me fanellën që mban emrin e tij duke u bërë artikulli më i shpejt i shitur, pavarësisht se ende nuk ka një numër zyrtar, ka njoftuar dyqani i Barcelonës.

Vetëm 24 orë pasi fanella e re e Barcelonës doli në shitje, modeli me emrin e Yamalit është shitur për një çmim marramendës prej 2.1 milionë eurosh, transmeton GazetaBlic Sport.

Numri nën emrin e tij ende listohet si “misterioz”, por tifozët nuk kanë dyshim, të gjithë janë të bindur se ai do ta veshë numrin legjendar 10.

Fanella me siguri do të bëhet një hit edhe më i madh kur numri 10 të zbulohet zyrtarisht më 13 korrik, pikërisht në ditëlindjen e 18-të të Yamal.

Pasi Ansu Fati u huazua te Monaco, ky numër i saktë mbeti bosh. Yamal ishte një lojtar kyç për katalanasit sezonin e kaluar, dhe tani ai është pasardhësi logjik i numrit simbolik 10.

/GazetaBlic Sport/