Sporti

Trajneri Alonso jep dritën jeshile: Rodrygo në shitje, drejt transferimit në Premier League

07/03/2025 17:00
nga:Mergim Rreci

Real Madridi dhe Xabi Alonso janë të hapur për largimin e Rodrygos këtë verë.

The Athletic raporton se tashmë ka një vendim të përbashkët tek strukturat e larta të klubit.

Ata kanë rënë dakord që klubi nuk do ta pengojë lojtarin nëse bëhet një ofertë e përshtatshme, transmeton GazetaBlic Sport.

Arsenali ka zhvilluar bisedime paraprake me kampin e Rodrygos dhe po monitoron situatën për një transferim të bujshëm në merkaton e verës.

/GazetaBlic Sport/