Sporti

Mediumi belg: Dijar Nikqi afër kalimit në Westerlo

07/03/2025 15:06
nga:Lorik J

Sulmuesi i Lirisë, Dijar Nikqi mund të bëjë hapin e madh në këtë afat kalimtar të verës.

Nikqi kishte paraqitje mbresëlënëse në sezonin pranveror me Lirinë dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re, shkruan GazetaBlic Sport.

Mediumi belg, ‘Voetbalnieuws’ ka raportuar që interesimi i Westerlo për Nikqin është konkret.

“Westerlo është gati të sjellë Dijar Nikqin në ekip. Ai është një qendërsulmues 20-vjeçar që luan për FC Liria në Kosovë. Westerlo ka sjellë shumë talentë të huaj vitet e fundit. A do të jetë Nikqi i radhës?”, shkruan mediumi belg ndër të tjera.

/GazetaBlic Sport/